UBT ofron trajnime të përshtatura

Kur bëhet fjalë për krijimin e trajnimeve të përshtatura, ne besojmë më tepër në kualitet sesa në sasi. Për këtë arsye ne jemi ekspertë në përshtatjen e materialeve të trajnimit që dizajnohen specifikisht për të përmirësuar performancën e punës.

Pa marrë parasysh a jemi duke krijuar një kurs të ri, apo jemi duke kombinuar përmbajtjet nga libraria jonë e kurseve, apo nëse jemi duke i përfshirë kërkesat tuaja specifike në grupin tuaj që e trajnojmë, ekspertët tanë do të krijojnë zgjedhje të përshtatur, me synim që të arrihen qëllimet tuaja.

 

Procesi katër hapësh i UBT-së për trajnim të suksesshëm

Duke zbatuar një proces të provuar dhe gjithëpërfshirës, ekipi ynë që i është dedikuar trajnimeve të përshtatura, ju ofron gjithçka që kërkohet për të përmbushur qëllimet tuaja të trajnimit:

  • Zbatimin e vlerësimit të nevojave;
  • Krijimin e programit të duhur;
  • Vendosjen e logjistikës;
  • Sigurimin e suksesit pas trajnimit.

Ne i bëjmë të gjitha për ju!

Për t’u siguruar që trajnimi i ekipit tuaj të jetë i përsosur dhe që ju mos të brengoseni për asgjë, ne do të merremi me të gjitha detajet, duke përfshirë:

  • Udhëtimin e instruktorit;
  • Përmbajtjen e përshtatur;
  • Materiale gjithëpërfshirëse të kursit;
  • Dorëzimin e materialeve;
  • Vendosjen dhe largimin e pajisjeve.

Address: Lagjja KALABRIA p.n.
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 38 541 400 ext. 116
Email: trajnime@ubt-uni.net