Comptia720x300

UBT është akredituar si Partner Akademik i vetëm në rajon i ofruesit më të madh të certifikimeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit CompTIA. Nga ky certifikim studentët e UBT-së dhe të tjerët do të kenë mundësinë të përfitojnë certifikime dhe trajnime të njohura ndërkombëtarisht në fushën e TI-së. 

CompTIA si ofruesi kryesor i provimeve dhe certifikimeve në fushën e TI-së, ofron trajnimet dhe certifikimet në Përkrahje Teknike për PC, Rrjete Kompjuterike, Serverë, Linux, Siguri të Sistemeve etj. 

CompTIA është e njohur për të siguruar certifikatat e industrisë standarde, që vërtetojnë aftësitë themelore të kandidatit. Programet e certifikimt të CompTIA sigurojnë një bazë të fortë për zhvillim të mëtutjeshëm professional. 

Kompanitë e njohura, si Cisco, HP, IBM, Microsoft dhe Novell, njohin certifikatat e CompTIA si zgjedhje për programet e tyre.

 

Zyret qendrore të CompTIA gjenden në Chicago, USA.